Cili është stili juaj i prindërimit? - asistencafamiljare.al

Blog

Cili është stili juaj i prindërimit?

  •  Autoritativ

Prindët autoritativë njihen për pritshmëritë e larta që kanë për fëmijët e tyre, si dhe për mbështetjen dhe mirëkuptimin e fëmijëve në arritjen e qëllimeve të tyre. Ky stil prindërimi ndihmon krijimin e një raporti produktiv midis prindërve dhe fëmijëve. Ky stil prindërimi rezulton në fëmijë të lumtur, të aftë dhe të suksesshëm. 

  • I papërfshirë

Prindërimi i papërfshirë është shpesh një efekt anësor i prindërve që nuk kanë kohë për fëmijën e tyre, për shkak të prioriteteve të tjera si puna, shëndeti apo divorci. Prindërit neglizhentë përshkruhen shpesh si pasivë, të munguar, dhe “të zënë” me obligime jashtë shtëpisë. Nëse identifikoheni me këtë stil prindërimi, nuk është kurrë vonë që të përfshiheni në jetën e fëmijës suaj! Fëmijët e rritur me këtë stil prindërimi renditen me rezultate të ulëta në të gjitha sferat e jetës. Këtyre fëmijëve u mungon vetë-kontrolli, kanë vetëvlerësim të ulët, janë të prirur të abuzojnë substanca narkotike, dhe janë më pak kompetentë se shokët e tyre. 

  • Lejues

Prindërimi lejues shpesh njihet si prindërimi “llastues”. Ky stil përshkruar prindër që u përgjigjen nevojave të fëmijëve të tyre, por nuk janë kërkues. Këto prindër kanë tendencën të jenë shumë të butë dhe shmangin konfrontimin. Një dobi e këtij stili prindërimi, është se ofrojnë afeksion dhe dashuri, dhe bëhen shokë me fëmijët e tyre! Prindërimi lejues shpesh rezulton në fëmijë me renditje të ulët përsa i përket lumturisë dhe vetë-rregullimit. Këto fëmijë kanë probleme me autoritetin dhe kanë rezultate të dobëta në mësime.

  • Autoritar

Prindërimi autoritar karakterizohet nga prindër të cilët janë kërkues dhe strikt me fëmijët e tyre, dhe kanë qëllime specifike për to në mendje. Prindërit autoritarë kanë pritshmëri që fëmijët e tyre të ndjekin një sërë rregullash të caktuara, pa të drejtën për të pytur rreth tyre. Fëmijët e prindërve autoritarë shpesh arrijnë qëllime në jetën e tyre. Stili autoritar i prindërimit sjell në jetë fëmijë të bindur dhe kompetentë, por këta fëmijë kanë renditje të ulët përsa i përket lumturisë, vetë-vlerësimit dhe kompetencave sociale.