Të Moshuarit - asistencafamiljare.al
Të Moshuarit

Në Shqipëri, shumë anëtarë të familjes jetojnë në vende apo qytete të tjera. Të tjerë anëtarë të familjes jetojnë pranë, por kanë ngarkesë të madhe ditore dhe obligime të shumta të cilat vështirësojnë disponibilitetin për tu kujdesur për të afërmit e dashur.

Kujdestarët tanë mundësojnë që të moshuarit të vazhdojnë të jetojnë në rehatinë e shtëpisë së tyre duke shijuar stilin aktiv të jetesës duke mos ndjerë vetmi apo izolim nga shoqëria dhe familja. Asistenca në shtëpi bazohet në principin e moshimit në shtëpi, në mënyrë që personat e moshës së tretë të mund të vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre, sa më gjatë të jetë e mundur dhe me nivelin e kujdesit të nevojshëm për sigurinë dhe rehatinë e tyre.

Asistenca shtëpiake përfshin:

• Mbikëqyrjen dhe udhëheqjen me aktivitetet e jetës së përditshme

• Përgatitjen e vakteve të shëndetshme

• Shoqërizim dhe aktivitete argëtuese

• Asistencë me administrimin e medikamenteve

• Transport

• Higjenën personale

• Asistencë me lëvizshmërinë

• Bashkëpunim me figura të tjera profesionale

Për të moshuarit, është prioritare jetesa në shtëpinë e tyre. Por proçesi natyral i moshimit, mund ta vështirësojë jetën e përditshme me kalimin e kohës. Ne ofrojmë të gjitha shërbimet që mundësojnë dhe lehtësojnë autonominë e moshës së tretë.

Per me shume info

+355 68 33 11 685

Shërbimet e kujdesit personal

Marrja e mjekimeve

Kujdestarët familjarë mund të shërbejnë me administrimin e medikamenteve dhe të sigurojnë se ato merren në orarin dhe mënyrën e duhur.

Psonisja

Për të moshuarit mund të jetë e vështirë të dalit jashtë shtëpisë. Kujdestaret tona mund të dalin me të moshuarin për ta shoqëruar, ose në rast të pamundësisë së lëvizjes së të moshuarit, mund të dalin ato për të bërë blerje, pagesa faturash, etj.

Punë shtëpiake

Kujdestaret tona ofrojnë punë të lehta shtëpiake, si marrje pluhurash, pastrim me fshesën me korrent, larje dyshemeje, larje enësh, pastrim i banjës, derdhje e mbeturinave, sistemim i shtratit, dollapit, sirtarëve, dhomës,kopshtit etj, ujitje lulesh, larje dritaresh të cilat janë të arritshme pa shkallë, etj

Larja e rrobave

Kujdestaret tona mund të kujdesen për të gjitha nevojat e larjes, nderjes, palosjes dhe hekurosjes së rrobave.

Bashkëbisedim dhe shoqërizim

Studime të shumta kanë konkluduar se të moshuarit që kanë jetë sociale gjithashtu kanë një ciliësi më të mirë jetese. Ato kanë tendencë të ulët për të zhvilluar rënie të përgjithshme konjitive apo depresion. Kudjestaret tona ofrojnë shoqërizim, bashkëbisedim dhe shoqërojnë të moshuarin gjatë vakteve duke ngrënë bashkë me ta, kësisoj të moshuarit nuk përjetojnë ndjesi vetmie.

Ushqimi

Dieta e shëndetshme dhe e ushqyeshme ndikon gjithmonë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të të moshuarit. Shumë prej tyre kanë dieta të përcaktuara nga mjeku në bazë të shqetësimeve specifike me të cilat përballen. Kujdestaret tona përgatisin ushqimin në bazë të planit shëndetësor që përshkruan mjeku dhe/ose nevojës së klientit. Gjithashtu, ato ulen për të ngrënë bashkarisht me të moshuarin, nëse kjo është e pëlqyeshme për të.

Kujdestaret janë trajnuar që të përgatisin ushqime të përshtatshme në mënyrë që të kontrollohen ose parandalohen sëmundje të tilla si diabeti, osteoporoza, sëmundje kardiovaskulare, etj.

Kujdesi për tualetin dhe inkontinencën

Ne e kuptojmë mirë natyrën delikate të kujdesit rreth inkontinencës që është dhe një nga shqetësimet më këmbëngulëse të moshës së tretë. Pa mbështetjen e duhur, të moshuarit mund të përballen me disa problematika të tjera që pasojnë nga inkontinenca, si infeksione të lëkurës, aroma të pakëndshme, etj. Kujdestaret tona ofrojnë mbështetjen e tyre me kompasion dhe dashamirësi në këto problematika të jetës së përditshme.

Pozicionimi dhe transferimi

Një nga prioritetet tona është të ndihmojmë klientët të lëvizin brënda ambjentit të shtëpisë së tyre. Kjo mund të përfshijë ngritjen nga shtrati, karriket, karroca, etj. Transferimi i duhur nga njëri pozicion në tjetrin, redukton rrezikun e plagëve që mund të shkaktojë qëndrimi i gjatë në shtrat. Gjithashtu lëvizja shmang atrofinë muskulare, stimulon tretjen e mirë të ushqimit si dhe frymëmarrjen.

Asistencë me lëvizshmërinë

Të qënurit aktivë në moshën e tretë është një nga mënyrat më të shëndetshmë për të ruajtur cilësinë e jetesës. Kujdestaret tona ndihmojnë me lëvizshmërinë nga njëri vend tek tjetri, duke ofruar siguri dhe rehati.

Higjena dhe Pastrimi

Qëllimi ynë është ti ndihmojmë klientët tanë me rutinën e përditshme të higjenës, në mënyrë që të ndjehen dhe të duken mirë. Studime të shumta kanë konkluduar sa efektive dhe pozitive është higjena dhe pastrimi sistematik për të moshuarit. Për ata të moshuar që kanë kufizime konjitive apo dhe nuk mund të lahen pa qënë të asistuar, kujdestaret tona ndihmojnë me çdo detaj të procesit të larjes dhe mirëmbajtjes së paraqitjes.

Per me shume informacion