Punoni me ne - asistencafamiljare.al
Punoni me ne

Ne jemi një kompani e specializuar për kujdesin familjar. Detyra jonë është të seleksionojmë e trajnojmë kujdestarët dhe më pas të përshtasim punën tonë sipas kërkesës dhe nevojës së individit dhe familjes. Punonjësit janë aseti ynë kryesor, dhe ne përkushtohemi seriozisht në gjetjen e punonjësve më të mirë në fushën e kujdesit familjar.

Apliko Tani

 

Verification

A ndjeni dhembshuri dhe dashuri për fëmijët e të moshuarit dhe doni ti ndihmoni ata?

A keni qëndrim pozitiv ndaj jetës dhe kujdeseni për të tjerët?

A jeni natyrë e dhimbsur dhe modeste, me dëshirën për të mësuar?

A dëshironi të mund të ndryshoni pozitivisht jetën e dikujt me mbështetjen tuaj?

 

Ne vazhdimisht kërkojmë kujdestarë familjarë të cilët janë në gjendje të punojnë me zemër, pasi kujdesi për të tjerët buron nga zemra.

Përvoja, kualifikimet dhe referencat e mëparshme mundësojnë përfshirjen në një agjensi kujdesi familjar, por dhembshuria dhe përgjegjësia janë cilësitë kryesore të karakterit që duhet të posedoni për të punuar me ne.

Para se të punësoheni, duhet së pari të kryeni një trajnim ekskluziv në kompaninë tonë, pa përfundimin e suksesshëm të së cilit, nuk do të mund të punoni me ne.

* Ju lutem dërgoni bashkëngjitur CV-në tuaj, referenca dhe një letër interesi.