Shtatë aspektet e rëndësishme të prindërimit të ndërgjegjshëm - asistencafamiljare.al

Blog

Shtatë aspektet e rëndësishme të prindërimit të ndërgjegjshëm

Detyra e prindërimit është një nga detyrat më stresuese, sfiduese dhe njëkohësisht shpërblyese në jetë. Nuk ka manuale përdorimi për prindërim, dhe shumica e udhëzuesve të cilat publikohen trajtojnë sfidat specifike të sjelljes të cilat fëmijët u prezantojnë të rriturve. Prindërimi është një aktivitet subjektiv i cili ndikohet nga shumë faktorë të brëndshëm dhe të jashtëm, dhe shpesh nuk kemi kohën apo energjinë e mjaftueshme për të analizuar me vetëdije mënyrën se si reagojmë ndaj fëmijëve. Ditë pas ditë, marrëdhënia jonë me fëmijët mund të kthehet në “automatike”, ku ne thjesht reagojmë ndaj rrethanave të jashtme të cilat nuk i kontrollojmë dot.

Të prindërosh është një përvojë thellësisht transformuese — kjo përvojë gjithmonë na paraqet pyetjen :“çfarë dua të sjell në këtë situatë, për veten dhe fëmijën tim?”

Prindërimi i ndërgjegjshëm na lejon të reflektojmë mbi zakonet tona dhe vetëdijen tonë zakonore. Na mundëson të kuptojmë se “kurdo që besojmë se diçka përveç perceptimit tonë të një evenimenti na zemëron, ne humbasim fuqinë tonë. Ju besoni se evenimenti apo personi ju ka zemëruar, lumturuar, trishtuar apo fajësuar”. Detyra jonë është ta rimarrim fuqinë dhe përgjegjësinë për ndjenjat tona, dhe më pas ta modelojmë atë sjellje apo aftësi tek fëmijët tanë.

Shumica e teknikave bihevjoriste kanë të bëjnë me shenjat e jashtme të sjelljes dhe si ti ndryshojmë ato në sjellje të pranueshme të cilat përshtaten me pritshmëritë e të rriturve. Nëse qëllimi ynë është të rrisim fëmijë servilë, atëherë kjo do të ishte një teknikë e pranueshme prindërimi. Gjithsesi, detyra primare e prindit është të rrisë qënie njerëzore konfidente, të shëndetshme, të gëzuara dhe të pavarura, të cilët janë të aftë të bëjnë zgjedhje të përgjegjëshme në ambjente kulturore shpeshherë kaotike dhe komplekse.

Duhet të analizojmë thellësisht zakonet, reagimet dhe reflekset tona kur bëhemi prindër.

Ky artikull liston shtatë aspekte kyçe të prindërimit të përgjegjshëm, aspekte të cilat meritojnë vëmëndje të veçantë nga njerëzit që rrisin dhe edukojnë fëmijë. Ky është thjesht një prezantim i shkurtër i disa temave shumë të rëndësishme që dominojnë në detyrën e prindërimit.

1. Disiplina fillon me të rriturit, pastaj fëmijët

Disa libra të rinj rreth prindërimit së fundmi advokojnë një nocion radikal: Në vend që të fokusohemi tek cila sjellje doni apo nuk doni që ta bëjë ose jo fëmija juaj, ju ndryshoni fokusin tuaj të vetë-kontrollit tuaj. Prindët reagojnë ndaj fëmijëve në mënyrë zakonore në vend të mënyrës së përgjegjëshme. Ne duhet të lidhemi me fëmijët tanë në një mënyrë të qetë, gjakftohtë dhe mirëkuptuese.

Në librin Easy to Love, Difficult to Discipline (të Lehtë për tu Dashur, të Vështirë për tu Disiplinuar), Becky A. Bailey (2002) definon vetë-kontrollin si kontroll të mëndjes. Ajo shkruan, “çdo gjë lidhet me të qënit i ndërgjegjshëm për ndjenjat e mendimet e tua. Duke pasur këtë ndërgjegje, ju bëheni administrues i sjelljeve tuaja. Mungesa e vetë-kontrollit e lë jetën tuaj në dorën e të tjerëve, në dorën e evenimenteve dhe gjërave të tjera, duke qënë ose të pavetëdijshëm për veten ose vetëm të fokusuar në atë çka mendojnë dhe ndjejnë të tjerët.” Kjo mënyrë jetese modelohet dhe u mësohet fëmijëve me veprimet dhe fjalët tona si prindër.

Premisa kryesore e librit Magical Parent, Magical Child (Prind Magjik, Fëmijë Magjik) nga Joseph Chilton Pearce Michael Mendizza (2004) është “I rrituri transformohet nga fëmija, po aq shumë saç transformohet fëmija nga i rrituri)”. Prindët duhet të kuptojnë se ju mund të kontrolloni se si përgjigjeni ose reagoni ndaj evenimenteve më lehtësisht se sa ç’mund të përpiqeni të ndryshoni se si gjërat dhe evenimentet ju ndodhin. Ju mund të vendosni në mënyrë të vetëdijshme si të jeni në një situatë të caktuar dhe jo të ripërsërisni veprimet zakonore në mënyrë të vazhdueshme.

2. Shkoni Përtej Sistemeve Dënim-dhe-Shpërblim të Prindërimit

Ne ende jetojmë në një epokë ku është e lejueshme të rrihen fëmijët në shtëpi dhe në ambjente të tjera! Dënimet dhe Shpërblimet janë një qasje dualiste prindërimi. Alfie Kohn në librin Unconditional Parenting (Prindërimi i Pakushtëzuar) ka dokumentuar efektet e sistemit të dënimit dhe shpërblimit tek fëmijët. Argumentat e tij, bazuar në të dhëna shkencore dhe njohuri praktike, janë shumë imponuese në demostrimin e efekteve shkatërruese të sistemit Dënim –Shpërblim si teknikë prindërimi.

“Një nevojë bazike që e kanë të gjithë fëmijët,” argumenton Kohn në kopertinën e librit të tij, “është ti duan pakushte, të dinë se do të pranohen edhe nëse gabojnë. Gjithsesi, qasjet tradicionale të prindërimit si dënimi (përfshirë ‘time-out’), shpërblimi (përfshirë përforcimin pozitiv), dhe të tjera forma kontrolli i mësojnë fëmijëve se i duan vetëm kur ata na kënaqin dhe lënë mbresa pozitive tek ne.” Lavdërimet vlerësuese janë jo shumë efektive, pasi teknika të tilla motivuese jokarakteristike aktualisht e dëmtojnë zhvillimin e burimeve të brëndshme të motivimit personal. Që të bazosh teknikat e prindërimit në një sistem dënim-shpërblimi, duhet të bazosh pikëpamjen tënde për fëmijën tënd në reagimet e kushtëzuara (ose përforcimin pozitiv ose mosdhënien e dashurisë) dhe gjykimet që mund të kthehen në “dënime të përjetshme për fëmijën”.  Kohn vazhdon duke dokumentuar atë çka shumë studime kanë demostruar: “Kur fëmijët marrin dashuri të kushtëzuar, ata kanë tendencë të pranojnë vetveten vetëm në mënyrë të kushtëzuar”. Kjo deklaratë është provuar nëpërmjet studimesh të moshave të ndryshme, gjinive të ndryshme, kulturave të ndryshme, dhe me një sërë detyrash dhe shpërblimesh të ndryshme.

Chick Moorman (2003) bën dallimin e rëndësishëm midis lëvdatave vlerësuese, falenderuese dhe përshkruese. Shumë shpesh, prindët mbështeten në lëvdatën vlerësuese (djalë i mirë/djalë i keq) duke parashtruar kësisoj pritshmëritë e tyre për fëmijën, në vend që të mbështeten në lëvdata përshkruese dhe falenderuese të dobishme.

Shumë prindër thjesht përtojnë dhe mbështeten në zakone të pa-analizuara kur përdorin lëvdatën vlerësuese si psh. “Të lumtë.” Prindët duhet të ushtrojnë përpjekjet dhe vëmëndjen e tyre për të përshkruar atë çka po lëvdojnë, ose të bëjnë komente falenderuese që shprehin mirënjohjen e prindit.

Joseph Chilton Pearce argumenton bindshëm se “ditë për ditë ne pranojmë imazhin që shohim të reflektuar në pasqyrën e raporteve tona. Njerëzit flasin për dashuri të pakushtëzuar dhe pranim, por fëmijët nuk e shohin këtë. Fëmijët shohin dënimet dhe shpërblimet tona, krahasimet, gjykimet dhe përmbajtjen tonë.  Kaq i hershëm është identifikimi ynë me vlerat e jashtme, sa shumë pak nga ne e zbulojnë ose identifikojnë natyrën e tyre autentike, vlerën e tyre të vërtetë”. Në librin e tij, Evolution’s End (Fundi i Evolucionit) (1991), Pearce bëri një deklaratë befasuese: “Dënimi dhe zemërimi thyejnë vullnetin e fëmijës, aftësinë për të kapërcyer pengesat dhe për të eksploruar të panjohurën, që në vetvetë përbën të mësuarit. Dënimi dhe zemërimi i lë fëmijët pa vetë-vlerësim, pa besim në vetvete, dhe ata do tkurren e tërhiqen ndaj çdo sfide apo vështirësie që iu del përpara në jetë. Këto njerëz të vegjël do të rriten e do bëhen një nga ne, duke menduar një gjë, duke ndjerë një gjë tjetër e duke vepruar në një mënyrë të shkëputur nga mendimi dhe ndjenja”.

3. Fjala e Prindit: Fjalët tuaja janë të rëndësishme 

Gjuha dhe mënyra si komunikojmë me fëmijët ndikojnë drejpërdrejt tek vetë-vlerësimi i tij/saj, dhe gjithashtu modelon vlerat nën ndikimin e të cilave ne veprojmë. Kërkime të kohëve të fundit, kanë zbuluar se gjuha jonë ndikon krejtësisht në mënyrën se si zhvillohet dhe rritet mendja e një fëmije. Libri i Allan Schore Affect Regulation and the Origin of the Self: The Neurobiology of Emotional Development (Rregullimi i afektit dhe origjina e Vetes: Neurobiologjia e Zhvillimit Emocional) (2004) demonstron se kur një fëmijë 1 -2 vjeç e gjysëm dëgjon fjalët  “jo” ose “mos” (që mesatarisht ndodh çdo 9 minuta në jetën e tij gjatë periudhës që nuk është në gjumë!) dhe vëren shikimin fajësues të prindit, ai përjeton “shokun e kërcënimit, gjë që ndërpret vullnetin për të eksploruar dhe mësuar, dhe prodhon një varg reagimesh hormone-neurale tek ai”. Shore vazhdon në librin e tij duke përshkruar gjërësisht gjendjen depresive të fëmijës që vjen si rezultat i këtyre episodeve stresuese dhe fajësuese.

In Easy to Love, Difficult to Discipline, Bailey concisely outlines to parents hoë to “focus on ëhat you ëant to have happen instead of ëhat you don’t

Fokusimi në atë çka nuk do, aktualisht e shpie kiminë e trupit kundër fuqisë së vullnetit dhe dëmton shanset për sukses.

4. Fëmijët kanë nevojë për shumë Udhëzime me dashuri të pakushtëzuar

Fëmijët duhen dashur me dashuri të pakushtëzuar — kjo është një dashuri përtej çfarëdolloj gabimi e çfarëdolloj pritshmërie prindërore. Fëmijët tanë nuk duhet ta fitojnë dashurinë tonë nëpërmjet metodologjive të ndryshme të cilat vëmë në punë për të marrë kontrollin e jetës së tyre. Shpesh ka konfuzion midis prindëve që përgjegjësia për fëmijët përfshin sisteme të ndryshme dënimi e shpërblimi të sjelljeve kontrolluese, në vend të vendosim prioritetin për të qënë të përgjegjshëm ndaj fëmijëve tanë duke i dashur pa kushte.

Është e pamundur ti ofrojmë fëmijëve dashuri, nëse më parë nuk duam veten tonë. Shumë prindër perceptojnë një dikotomi false: “Nëse kujdesem për veten time, ndjehem egoist, sikur po bëj diçka të gabuar. Nëse fokusohem tek fëmijët e mi, ndonjëherë ndjehem shumë i konsumuar, duke u rraskapitur e shërbyer çdo ditë e duke ndjerë gjithsesi mosvlerësim për sakrificat që bëj” (Runkel, 2005). Raporti që kemi me fëmijët tanë dhe raporti që kemi me veten nuk duhet të jenë në konflikt me njëri-tjetrin. Sa më shumë të investojmë duke u kujdesur për veten tonë si prindër, aq më shumë do ti përqasemi prindërimit nga një perspektivë holistike dhe me këmbë në tokë.

5. Fëmijët, njësoj si të rriturit mësojnë nga gabimet e tyre

Si ne i shohim konfliktet dhe gabimet ka një ndikim të drejpërdrejtë në mënyrën se si fëmijët mësojnë si ti shohin gabimet e tyre. Fakti është se fëmijët tanë do ti marrin vetë të gjitha vendimet e mëdha të jetës së tyre. Detyra jonë nuk është vetëm të modelojmë mënyrën si merren vendimet, por më e rëndësishmja si të reagojnë dhe të mësojnë nga vendimet e gabuara. Studimet e fundit, të dokumentuara në librin e Joseph Chilton Pearce’s The Biology of Transcendence ( Biologjia e Transhendencës) (2004), demonstron se si fëmijët me personalitete dhe zakone mbrojtëse nuk mësojnë vërtetë nga përvojat e tyre. Gjatë aktivizimit të mekanizmave mbrojtës fëmijët përdorin reagime mbijetese si “lufto ose ik” dhe veprojnë për të mbrojtur vetë-vlerësimin e tyre.

6. Kundërshtimi midis stresit të të qënurit “të zënë” dhe humbjes së lojës krijuese

Në ditët e sotshme, ne i nënshtrojmë fëmijët në shumë praktika që po shkatërrojnë themelin e fëmijërisë: lojën e lirë krijuese. Një artikull i publikuar kohëve të fundit me titull “Rëndësia e Lojës në Promovimin e Zhvillimit të Shëndetshëm të Fëmijërisë dhe Mirëmbajtjes së Lidhjes së Fortë Prind-Fëmijë” në ditarin Pediatrics dokumenton konkluzivisht sa vitale është loja për fëmijët (Ginsburg, 2007):

Loja lejon fëmijët të përdorin krijimtarinë e tyre ndërkohë që zhvillohet imagjinata, shkathtësia, dhe forca konjitive, fizike dhe emocionale. Loja është e rëndësishme për zhvillimin e shëndetshëm të trurit. Është nëpërmjet lojës, që fëmijët angazhohen e ndërveprojnë që herët me botën që i rrethon. Loja lejon fëmijët të krijojnë dhe eksplorojnë  një botë të cilën mund ta zotërojnë, duke mposhtur frikën ndërkohë që praktikojnë role të rriturish, ndonjëherë me fëmijë të tjerë ose me kujdestarët apo edukatorët e tyre të rritur. Ndërkohë që zotërojnë botën e tyre, loja ndihmon fëmijët të zhvillojnë kompetenca të reja që çojnë në rritjen e besimit dhe elasticitetit që do tu nevojiten për të përballuar sfidat e së ardhmes. Loja pa direktiva lejon fëmijët të mësojnë punën në grup, të ndajnë, të negociojnë, të zgjidhin konfliktet dhe të mësojnë aftësi të vetë-avokimit. Kur loja lejohet të jetë e nxitur nga fëmijët, fëmijët praktikojnë aftësi vendim-marrëse, lëvizin në ritmin e tyre, zbulojnë zonat e tyre të interesit dhe përfundimisht angazhohen plotësisht në pasionet që dëshirojnë të ndjekin.

Gjatë viteve, loja aktive dhe imagjinative për fëmijët është zëvëndësuar nga aktivitete të të rriturve ose programe edukative të dizajnuara që nuk lënë hapësirë për të luajtur vetëm për hir të lojës, dhe pa ndonjë axhendë specifike të të rriturve.

Sigurisht, kemi gjithashtu korporata që prodhojnë lodra të panumërta për fëmijët në të gjithë botën. Loja sa vjen e po përcaktohet në sa para shpenzojnë për lodra elektronike prindët për fëmijët e tyre, lodra të cilat përfundojnë shpesh në koshin e mbeturinave pas vetëm një muaji përdorim.

Janë bërë studime këto dekadat e fundit për të demostruar dobishmërinë e lojës së lirë krijuese të fëmijëve “që ofron një zhvillim të shëndetshëm në një spektër të gjërë fushash kritike: intelektuale, sociale, emocionale, dhe fizike.” Është shumë e rëndësishme të analizojmë se si e strukturojmë jetën e fëmijëve tanë. Sa e marrim në konsideratë ritmin ditor, ritmin stinor ose ritmin vjetor? Ritmet ndihmojnë pasi ofrojnë për fëmijët një atmosferë të shëndetshme dhe të besueshme për rritjen e fëmijëve. Shtimi i klasave pas-shkollore dhe gjatë fundjavës prodhon fëmijë super të stresuar, të cilët humbasin kapacitetin për të luajtur në mënyrë krijuese dhe imagjinative. E vetmja gjë që mbetet është argëtimi pasiv para televizorit.

7. Bëni primar raportin me fëmijën tuaj!

Prindërimi në ditët e sotshme po humbet gëzimin e tij, pasi prindët kapen tek idetë e perfeksionizmit me kontrollin invaziv të jetës së fëmijëve.

Po, fëmijët kanë nevojë për organizim dhe strukturë në mënyrë që të zhvillohen në të rritur të përgjegjshëm, të shëndetshëm dhe të dhembshur.

Magical Parent, Magical Child (Prindër Magjikë, Fëmijë Magjikë) është një dhuratë e shkëlqyer për të gjithë prindët që duan të zbulojnë dhe të angazhohen në “raportin optimal të të mësuarit” që transformon si fëmijën ashtu edhe prindin. Pearce shkruan se “natyra e vërtetë e fëmijëve— kompleksiteti i tyre dhe mundësitë e hapura— i vendosin ato përtej përpjekjeve tona për të parashikuar, manipuluar dhe kontrolluar. Eventualisht çdo prind dhe edukator e zbulon këtë fakt gjatë rrugëtimit të tij në punë me fëmijët”.

Prindërit duhet të fokusohen në ndërtimin e një marrëdhënie të bazuar tek dashuria, e cila është e pamundur të bëhet nëse i rrituri është gjykues kritik. Fëmijët nuk mund të punojnë dhe të mbrojnë vetveten në të njëjtën kohë. Neurologjia e trurit të tyre e bën këtë të pamundur. Mbrojtja e vetes ndan vëmëndjen dhe energjinë. Lejoni që pasojat e veprimeve të ndikojnë fëmijën më mirë se ti bëni leksione intelektuale pse veprime të caktuara shpien në zgjedhje të këqija. I gjithë libri i Pearce bazohet në premisën se të mësuarit e vërtetë është pa përpjekje dhe vital, dhe se shumë të rritur nuk kuptojnë si të luajnë vërtetë në një mënyrë të dashur dhe pa paragjykime.

Bërthama thelbësore e marrëdhënieve prind-fëmijë përshkruhet në mënyrë të përmbledhur nga Pearce: “Natyra na ka dizajnuar ti duam fëmijët tanë dhe ti lejojmë ata të na duan ne. Dashuria është ai vendi i sigurisë, në të cilin si prindët dhe fëmijët mund të luajnë, dhe ku të mësuarit ndodh natyrshëm. Një prind nuk mund të mësojë fëmijën të dojë. Ata munden vetëm të duan dhe gjendja e natyrshme e fëmijës shpaloset në përgjigje të asaj dashurie. Një prind nuk mund të dojë, nëse ai/ajo nuk është dashur kurrë kur ka qënë fëmijë. Por gjendja e natyrshme e një fëmije i mëson prindëve ta duan atë, nëse prindët janë të sintonizuar me atë fëmijë”.

Kështu pyetja mbetet: Sa të gjallë jemi ne si prindër? A e kuptojmë vërtet vlerën dhe domethënien e lojës krijuese dhe imagjinative në fëmijëri? Sa shpesh i transformojmë ne kërkesat e “bëj këtë ose përndryshe…” në vend që të pyesim “Për çfarë ka nevojë ky fëmijë tani?” Sa shpesh e pyesim ne veten tonë si të jemi në një marrëdhënie para se të veprojmë në një marrëdhënie? Ne duhet të bëjmë këto pyetje thelbësore para se të marrim përgjigje se si të duam dhe udhëzojmë fëmijët tanë me dashuri të pakushtëzuar.