Si të ndihmojmë fëmijët të mësojnë sjellje të mira? - asistencafamiljare.al

Blog

Si të ndihmojmë fëmijët të mësojnë sjellje të mira?

Mënyra më e mirë për të ndihmuar në sjelljen e një fëmije, është ta duash atë! Kur një fëmijë ndjen dashuri, ai ndjen që bota është një vend i mrekullueshëm.

Fëmijë të sapolindur deri në 6 muaj

Përse qajnë bebet?

Foshnja qan për t’ju treguar se ka nevojë për diçka. Fëmija nuk qan për t’ju bezdisur. Është një qënie shumë e vogël për të qënë e keqe qëllimisht. Çfarë duhet kontrolluar kur një fëmijë qan?

1. Kontrollo pelenen pasi mund të jetë lagur. Kontrollo mos ka lëvizur pelena ose është hapur ndonjë mbërtheckë.
2. Ushqeje fëmijën nëse është i uritur.
3. Vendosi dorën mbi trup për të parë nëse është shumë i nxehtë apo shumë i ftohtë. Nëse po, ndërrojini rrobat, mund të jëtë pak ose shumë i veshur.
4. Kontrollo nëse po i dalin dhëmbët.
5. Kontrollo se mos e ka pickuar ndonjë insekt. Fol me mjekun. Alergjitë ose sëmundjet e bëjnë fëmijën të qajë.

Veprime që e qetësojnë fëmijën:

  • Përkunde
  • Përqafoje
  • Mbështille me batanije të vogël
  • Fërkoji kurrizin
  • Laji fytyrën me një pecetë të njomur
  • Freskoje pak mjedisin ose vendos në sfond pak muzikë
  • Këndoji vogëlushit

Fëmijë 7 deri 12 muaj

Sjellja
1. Mbaji gjërat me vlerë ose gjërat e rrezikshme larg fëmijës.
2. Jepi diçka tjetër për të bërë, për shëmbull: merri vazon që ka në dorë dhe jepi një lodër gome që i shërben edhe për të krruajtur mishrat e dhëmbëve.
3. Kur fëmija bën atë që ti dëshiron jepi dashuri dhe vëmëndje.
4. Jepi foshnjës përqafime dhe buzëqeshje. Bëj durim ndaj veprimeve që nuk e dëmtojnë fëmijën.
5. Lërë të eksplorojë kur është në një mjedis të sigurt. Ku mund të jetë një mjedis i sigurt në shtëpinë ku banoni ose punoni?

Çfarë gjërash janë të rrezikshme për fëmijën?

Objekte të cilat nuk duhet ti lesh në dysheme:

  • Objekte më të vogla se 5 cm:
  • Monedha
  • Cigare
  • Ushqime të ndryshme
  • Gjilpëra
  • Kopsa
  • Objekte të mprehta:
  • Copëza qelqi
  • Thikë
  • Gërshërë
  • Kuti teneqeje
  • Brisqe
  • Objekte të tjera që janë të rrezikshme:
  • Qese plastike ose çanta
  • Kordona ose prize elektrike
  • Hekuri
  • Koshi i plehrave
  • Vazo me lule
  • Tavlla duhani
  • Pajisje pastrimi
  • Bombula gazi ose vaj makine
  • Gjëra që mund ta sëmurin ose helmojnë një fëmijë:
  • Birrë ose pije të ndryshme
  • Cigaret (nëse fëmija i ha)
  • Medikamentet (qoftë edhe aspirina, paracetamoli ose vitaminat në doza të mëdha)

Fëmijët e vegjël janë kuriozë. Është e sigurtë që do të fusë çdo gjë në gojë. Fare mirë mund ti mbash gjërat e rrezikshme larg fëmijës. Ti ke mundësi ta mbash të sigurtë fëmijën tënd ose fëmijën për të cilin kujdesesh.

SIGURIA

Kontrollo për zona të rrezikshme në shtëpi

Mobiljet:

  • Pastroji mirë mobiljet dhe muret
  • Bebeve u pëlqen të provojnë me gojë çdo gjë
  • Ruaje nga substancat toksike
  • Fikso mobiljet me rrota, mund të lëvizin ndërkohë që fëmija mbahet për t’u ngjitur lart
  • Qëndrimi apo ngjitja tek mobiljet e larta mund të bëjë që ai të rrëzohet

Shkallët:

  • Vendos gardh sigurie tek shkallët dhe sigurohu që të jetë gjithmonë i mbyllur

Në banjë:

  • Asnjëherë mos e lër fëmijën vetëm në ujë ose pranë ujit
  • Një foshnjë mund të mbytet edhe ne 5 cm ujë thellësi ose më pak

Shtrati i fëmijës:

  • Mos lër lodra të mëdha prej pellushi ose plastike brenda në shtratin e fëmijës
  • Ai mund ti përdorë për të dalë nga shtrati
  • Shtrati të jetë sa më i ulët

Në kuzhinë:

  • Mbajini fëmijët sa më larg sobës, pajisjeve të kuzhinës që janë të mprehta, lavamanit, etj.

Si do të vendosësh kufizimet?

Ndikimi yt është pjesë e rëndësishme në sjelljen e fëmijës. Vendos kufij me:

o Ato çfarë thua

  • Përdor fjalë të tilla si “Mos, të djeg!; Është e keqe!” dhe “Ndalo”
  • Ruaje fjalën “JO” për situate të rrezikshme

o Atë që thua dhe sa herë e thua

o Do të duhen shumë përpjekje për të mbajtur fëmijën larg objekteve të rrezikshme.

o Mbaje vështrimin tek fëmija teksa i flet.

Çfarë mund të bësh?

  • Mbani larg fëmijës sendet e rrezikshme.
  • Hiqni koshat e plehrave dhe vazot me lule.
  • Mbulojini të gjitha prizat e arritshme nga fëmija.
  • Jepi lodra të parrezikshme dhe vëre të luajë në vende të parrezikshme.
  • Bëhu e kuptueshme, e duruar dhe e sjellshme.
  • Tregoji fëmijës se çfarë do prej tij.

Fëmijë 12 deri 24 muaj

Çfarë duhet të thuash?

  • Tregoji vogëlushit se çfarë mund të bëjë.
  • Thuaji “Mbaje macen kështu” në vend që ti thuash “Mos e mbaj macen ashtu”
  • Tregoji fëmijës se çfarë kërkon prej tij
  • Thuaji “tani duhet të veshim këpucet” në vend që ta pyesësh “A do ti veshim tani këpucët”?
  • Lavdëroje sa herë bën sjelljet e duhura. Në këtë mënyrë fëmija mëson se mund të tërheqë vëmëndjen sa herë bën sjelljen e duhur.

Çfarë mund të bësh?

  • Largoji objektet që nuk do ti prekë fëmija.
  • Kur fëmija po bën diçka që ti nuk dëshiron ta bëjë, atëherë jepi të bëjë diçka tjetër.
  • Sigurohu që ka pushuar mjaftueshëm.
  • Kur del për shëtitje merr me vete lodra dhe ushqime, kështu fëmija nuk do të mërzitet, nuk do ta marrë uria apo të bëhet i paqëndrueshëm.

Mësimi i rregullave

Si të mësosh fëmijën të mësojë rregullat e tua?

Një fëmijë ka nevojë të mësojë rregullat e tua.

Duhet të jesh e saktë. Tregoji fëmijës se çfarë të bëjë. Në këtë mënyrë ti i tregon sjelljet e mira në vënd të këqijave. Psh. “Mund të luash me lodrat që janë në kuti”.

  • Fol Shkurt. Përdor fjali të shkurtra dhe të thjeshta. Psh. “ma jep lulen”.
  • Tregohu e qartë. Fol thjeshtë. Psh. “Lulja nuk është lodër”.
  • Thuaji kërkesat gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Është konfuzuese për fëmijën kur dëgjon të ndryshosh shpesh mënyrën e të shprehurit.

Si mund të parandalosh shpërthimet e zemërimit?

Fëmijët e kësaj moshe mund të shqetësohen dhe zemërohen shumë shpejt. Kur nuk e marrin atë që duan disa prej tyre kanë shpërthime zemërimi. Ja disa mënyra se si mund të ndihmosh:

Vendos orar dhe aktivitet të njëjtë për:

  • Pelenat
  • Kohën e gjumit
  • Ushqimin
  • Krijoi hapësirë për të luajtur.
  • Ndihmoje kur fillon të mërzitet.
  • Lavdëroje kur të kërkon ndihmë.

Gjëra që ndihmojnë:

  • Largohu por më parë sigurohu që fëmija të jetë në vend të sigurt.
  • Mos u dorëzo.
  • Rri i qetë.
  • Lavdëroje fëmijën pasi ka fituar kontrollin. “unë të dua, por nuk më pëlqen kur ti çirresh e bërtet. Sa mirë që je më i qetë tani!”
  • Gjëra që nuk ndihmojnë:
  • Kur çirresh dhe bërtet edhe ti.
  • Kur e godet.
  • Kur e shan.
  • Kur i përmend se çfarë ka bërë edhe pasi zemërimi i ka kaluar.Kur e injoron edhe pasi zemërimi i ka kaluar.

Si ta mësosh fëmijët të sillet mirë kur jeni në dyqan?

Përpara se të niseni:

  • Tregoji fëmijës çfarë mund të bëjë ose të prekë.
  • Tregoji se çfarë mund të blini.
  • Përpara se të shkosh në dyqan është mirë që fëmija të jetë i qetë dhe i ushqyer mirë.

Në dyqan:

  • Fol me të.
  • Bëji lojëra. Psh. “Kush do të shkojë tek buka i pari”? “A e di nga se e marrim qumështin”? “më trego se çfarë ka këtu tek kjo kutia”? “Numëro hapat, nga patatinat tek çokollatat”, etj.

Çfarë mund të bësh që të shmangësh ndotjen në rroba?

Mësimi i tualetit

Gjëra që të ndihmojnë:

  • Thuaji “Kontrolloji pantallonat, janë të thata?”.
  • Shpërbleje vogëlushin me fjalë dhe përqafime pasi ka përdorur oturakun.
  • Reago qetësisht nëse fëmija ndot padashje.

Gjëra që nuk të ndihmojnë:

Mos thuaj “Do të ulemi tani tek oturaku?” (zakonisht fëmijët thonë “JO”)
Nuk vlen ta ndëshkosh fëmijën pasi ka ndotur.

Parandalimi i zënkave me një vogëlush

Fëmijët në këtë moshë po mësojnë të jenë të pavarur. Ata shpesh nuk bëjnë atë që u kërkohet.

Çfarë të bësh?

  • Krijo ndonjë lojë. “Kush mund ti mbledhë lodrat më shpejt, unë apo ti? Eja të bëjmë garë”.

Ofroji zgjidhje të thjeshta

  • Nëse ti e pyet “Do ti veshim pizhamat tani?”, fëmija do të përgjigjet “JO”. Në vend të kësaj mund ta pyesësh “Do të veshim pizhamat blu apo të verdha?”