Të rrisësh djem (këshilla baballarësh për mamatë) - asistencafamiljare.al

Blog

Të rrisësh djem (këshilla baballarësh për mamatë)

 Zonja, këtu janë disa gjëra të cilat mund t’i merrni në konsideratë kur rrisni djemtë tuaj:

  • Mendoni “Shpellarë” – Femrat e rritura kanë mijra gjendje emocionale dhe po ashtu edhe vajzat e vogla. Djemtë, nga ana tjetër, shumicën e rasteve kanë vetëm tre: të zemëruar, të trishtuar, të lumtur. Mos e projektoni jetën tuaj komplekse emocionale tek djali juaj. Çështjet e tij të momentit mund të mos jenë aq të komplikuara. Ai do të hajë, të kryejë ndonjë nevojë personale biologjike, ose të vrapojë. Në ndonjë ditë të vështirë, ai mund të kërkojë lodrën e tij të cilën ia ka marrë ndonjë shok. Ai nuk do të vështrojë jashtë dritares e të bëjë biseda të gjata për kuptimin e jetës, siç mund të jetë rasti i një vajze bashkëmoshatare.
  • Shiko trupin e tij, jo gojën e tij – Si në rastin e një mashkulli të rritur, shenjat se si po kalon djali juaj pikësëpari do shfaqen në gjuhën e tij të trupit. Kur hidhet lart e poshtë duke kapërcyer pengesa, kjo është një gjendje natyrale e të qenurit mirë. Shpatullat e rëna nuk janë mirë. Britmat janë mirë. Qetësia? Kjo ka nevojë për vëmendje.
  • Kur jeni në dyshim, përqafojeni – Djemtë e kanë shumë më të vështirë se vajzat të verbalizojnë problemet e tyre. Një djalë 5 vjeçar mund të shpërthejë në lot për diçka në dukje të parëndësishme. Mund të jetë diçka më e thellë se kjo në brëndësi, por ai nuk do ta nxjerrë menjëherë, të paktën jo në çast (ndërsa vajza jo vetëm do tregontë ku është problemi, por edhe sigurisht kush është fajtori). Kështu, zgjidhja është fizike, jo verbale.
  • Jashtëqitja është e rëndësishme – Vajzat mësohen të kontrollojnë jashtëqitjen 6 deri 9 muaj para djemve, por kur djemtë ia arrijnë qëllimit, nuk ka gjë që i ndal nga të shijuarit e momentit të çlirimit. Zbrazja e mbeturinave të trupit është pak a shumë kënaqësia e ditës, dhe për këtë kanë dëshirë të flasin, qoftë edhe me humor. Qëndrimi në banjë duhet të jetë një eveniment që meriton kohë të mjaftueshme për nevojat personale dhe meditim. Është kohë cilësore me vetveten, dhe ky ritual është shumë i rëndësishëm, gjatë gjithë jetës.
  • Batman jeton përgjithmonë – Djemtë, edhe në moshë të vogël kuptojnë rëndësinë e superfuqive. Ata duan të jenë të mirë dhe besojnë në ekzistencën e së mirës në botë. Djemtë klasifikojnë karakterin e tyre në lidhje me personazhet mitike të për të cilët dëgjojnë. Shumica e djemve vdesin për Batman dhe Spiderman. Një djalë i vogël mund të veshë kostumin e Batman kudo, në dasëm, në bulevard, në kishë, etj. E të mos lodhet kurrë prej tij.
  • Të fituarit ka rëndësi, por jo aq sa mund të mendohet – Djemtë — ndoshta më shumë se vajzat — vendosin veten nën presion ekstrem për të performuar në shkollë, sport e situata sociale. Ata flasin më pak për këto evenimente, kështu që shija e hidhur e dështimit mund të shkojë më thellë se sa ç’mund ti shkojë vajzave. Me djemtë, është e rëndësishme të theksohet mësimi i marrë nga dështimi në vënd që të përpiqen të fitojnë me çdo kusht, dhe të theksohet zhvillimi i djalit në tërësi.
  • Rrobat kanë rëndësi – Dihet që ka më shumë opsione për të veshur vajzat se sa djemtë dhe tendenca mund të jetë ti veshësh një palë xhinse dhe T-shirt. Por, duhet të sigurohesh që është këmisha e duhur dhe xhinset e duhura. Ka më shumë rëndësi për ta seç mund ta imagjinoni. Duan të duken mirë; duan të ndjehen rehat (pantallona që janë të ngushta por jo shumë të ngushta, të ngrohta dhe gjithsesi të ajrosëshme).
  • Turmat nuk i pëlqejnë dhe aq – Vajzat mund të jenë më të prirura për t’u ndjerë rehat me turma njerëzish, qoftë të huaj, qoftë familjarë. Me djemtë mund të jetë ndryshe. Janë më të turpshëm dhe më të vështirë për tu socializuar. Në situata të tilla, djemtë nuk duhen shtyrë përtej kufive të tyre.
  • Koha e gjumit është e shenjtë – Për shkak se djemtë janë aq aktivë, është e vështirë ti bësh të rrinë pa lëvizur. Koha më e mirë e ditës për to është 10 minuta para se të flejnë gjumë. Shtrihu në shtrat me ta, lexo libra dhe përqafoji ndërsa i zë gjumi.